Tentoi të mbytet në Shkumbin, e shpëtoi Policia: Kush është kjo zonjë?

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Sallë Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar ku ka konstatuar se një e moshuar ishte në tentativë për t’u mbytur në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar hedhjen në lumë të saj. E moshuara ku ka asnjë dokument identifikimi me vete dhe nuk është në gjendje të flasë, njofton Inforlebasani.

E moshuara është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund të gri me vija t? bardha, ku mban me vete një çantë dore ngjyre verdhë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetareve për identifikimin e saj. Cilido që kanë informacion për të moshuarën të telefonojnë në numrin 112.

Zjarr Tv Ad