Tentoi t’i fusë kanabis të afërmit në burg, arrestohet 65-vjeçari nga Tirana

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 65-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi tentoi t’i fuste lëndë narkotike në burgun e Rrogozhinës një të afërmit të tij.

65-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike në një enë plastike me keçup dhe majonezë, por u kap gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e burgut.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Është arrestuar sot në kushtet e flagrancës shtetasi I.Z i datëlindjes 07.02.1957, banor i Tiranës dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në IEVP Rrogozhinë për të takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”. Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në prova është kryer arrestimi i I.Z.

Zjarr Tv Ad