Tenton ti vërë flakën katedrales së Shën Patrikut në New York, I frymëzuar nga zjarri i Notre – Dame

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 37 vjeçar, dukshëm me problem psiqike tentoi t’i vërë flakën katedrales së Shën Patrikut në New York. Fatmirësisht është ndaluar para se të mund të kryente aktin.   Marc Lamparello kishte me vete dy bidona benzinë kur rojet e katedrales e ndaluan, ndërkohë që po hynte në derën kryesore.

Mbase burri donte ta digjte si Notre – Dame, pasi u sugjestionua nga lajmi.

Policia nuk ka dhënë detaje, por konfirmon se   Marc Lamparello kur u ndalua nga personeli i sigurisë jashtë katedrales, kishte me vete dy bidona prej 5 litrash benzinë, një thes me dy flakonë të tjerë lënde djegëse dhe dy çakmakë kuzhine.

Policëve u ka thënë se kishte mbetur pa karburant për makinën dhe për këtë arsye kishte mbushur bidonët.

Agjentët kanë kontrolluar makinën e tij dhe zbuluan se ishte plot me karburant dhe burri kishte gënjyer lidhur me këtë.

Donte ta digjte si Notre-Damin? – Pas zjarrit të Notre –Dame në Paris, shumë katedrale në botë kanë intensifikuar kontrollet (edhe pse në rastin francez është thuajse e sigurtë se ishte një aksident_.

Ishin pikërish rojet private të kishës së Shën Patrikut që dhanë alarmin kur panë Lamparellon që po hynte në katedrale.

Fillimisht ai tentoi të mbrohej duke thënë se  po i binte shkurt rrugës për të hyrë në katedrale dhe për të dalë në Bulevardin Madison.

Më pas dha përgjigje delirante, aq sa fillimisht, policia e New Yorkut kishte konfirmuar se kishte problem psiqike.

“Është e vështirë të kuptosh se cilët ishin qëllimet e tij reale, por një person që vërdalliset me bidona benzine dhe çakmakë, është për t’u parë me shqetësim”, ka thënë  John Miller, zv.komisar i anti-terrorizmit në policinë e New York-ut.

 

Zjarr Tv Ad