Pak ditë më parë, tentuan që të v-risnin biznesmenin Andon Dhima. Policia e Tiranës arr*eston 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Policia ka vënë në p*ranga shtetasit me iniciale G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i d*ënuar më parë me 6 vite b*urgim, për vjedhje në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për p-lagosje me a*rmë.
Po në kuadër të operacionit, u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i d*ënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e l*ëndëve nar*kotike”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Zbardhet tentativa për v-rasjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Identifikohen, kapen dhe vihen në p*ranga dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta v-rarë. Autorët me precedent të theksuar k-riminal për vjedhje me a-rmë dhe p*lagosje.
Në p*ranga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent k-riminal në fushën e n*arkotikëve. Sekuestrohet a*rma e z*jarrit me të cilën autorët do kryenin k-rimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të ar*matosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave, që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe p*rangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:
G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me a*rmë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për p*lagosje me a*rmë. po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një a*rmë z*jarri p*istoletë dhe m-unicion lu*ftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë p*ranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi, si dhe prova të tjera materiale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat p*enale “V-rasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e a*rmëve të z*jarrit dhe a*rmëve të f*tohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.