Tentuan të fusnin heroinë në burgun e Beratit,kapen në flagrancë dy të rinjtë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Beratit ka arrestuar dy të rinj të cilët tentuan të fusnin në ambientet e burgut në Berat një sasi lënde narkotike të llojit heroinë. Dy të arrestuarit janë shtetasit me inicialet M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit ku dy të rinjtë do të përballen me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe “Futje ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Njoftimi i plotë i policisë: Berat. Tentuan të fusnin kokainë në ambientet e IEVP-së, arrestohen 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat. Punonjësit e IEVP Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Zjarr Tv Ad