Teologu mysliman tregon rastet kur aplikohet dënimi kapital në Islam

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teologu Neki Kaloshi tregoi në “Goodmorning Albanians” rastet kur aplikohet dënimi me vdekje në Islam.

Sipas ligjit të Islamit, ai tha, se ka dënim me vdekje vetëm nëse ke vrarë.

Edhe në këto raste teologu sqaroi se duhet të përmbushen disa kushte dhe dënimi me vdekje nuk jepet automatikisht.

Nëse një person në Iran vret me dashje dhe përdor mjete që vrasin, teologu u shpreh se jepet dënim kapital, por deri kur mbërrin këtu ka 5 faza. Sipas Kaloshit, nëse pala e dëmtuar (familjarët e viktimës) nuk duan të dënohet me vdekje, përsëri ky dënim bie dhe personi merr dënimin me burg.

Një gjykatë në Iran dha dënimin e parë me vdekje për një person i cili u arrestua për pjesëmarrje në protestat ne vend.

Media shtetërore e Iranit raportoi se Gjykata Revolucionare në Teheran ka konstatuar se i pandehuri i ka vënë zjarrin një objekti qeveritar dhe se është fajtor me akuzën për “armiqësi kundër Zotit”.

Një gjykatë tjetër dënoi pesë persona me nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, nën akuzat se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Një grup i të drejtave të njeriut paralajmëroi se autoritetet mund të jenë duke planifikuar te ekzekutoj edhe protestues te tjerë.

Zjarr Tv Ad