Tepelenë/ Lokalizohet grabitësi i bankës, operacion dhe nga ajri

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është lokalizuar vendndodhja e autorit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Tepelenë.

Policia e Tepelenës vijon kërkimet për kapjen e autorit të grabitjes së një banke një ditë më parë.

Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Autori i dyshuar K.R 25 vjeç është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më pas ka humbur gjurmët në luginë.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë.

Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.

Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një “Benz” gri.

Zjarr Tv Ad