‘Tepsi e shushunja’, Kryemadhi sulmon Ramën: Pse jemi në opozitë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimit me strukturat e LSI-së në Shkodër u shpreh se LSI-së po i kushton një vëmendje zgjedhjeve të 30 qershorit pasi sipas saj do të tregojnë se zgjedhjet e 25 qershori 2017 nuk ishin zgjedhje të lira por të deformuara me bandat kriminale që i dhanë mandatet mazhorancës së sotme.

“Zgjedhjet e 30 qershorit kanë një rëndësi të vecantë sepse do tregojnë se 25 qershori 2017 nuk ishin zgjedhje të lira por të deformuara me bandat kriminale që i dhanë mandatet mazhorancës së sotme.
Qyteti i Shkodrës ka qenë një nga qytetet më të kërcënuara nga bandat e krimit të organizuar.

Sot në qytetin e Shkodrës nuk flitet për kulturën, zhvillimin ekonomik por si njerëzit ti mbijetojnë bandave dhe krimit.

Në 2013-ën ne i dhamë mandatet tona Ramës për ta bërë kryeministër. Kemi dhe ne kontributin tonë. Diskutojmë dhe shikojmë teatër në televizion, në komisione, si bëhet debat për buxhetin që i vjedh edhe 100 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Buxheti ju vjedh paratë shqiptarëve për t’ia dhënë koncesnionarëve”, tha Kryemadhi nga Shkodra ndërsa shtoi se dalja e LSI në opozitë ishte e domosdoshme për të ndenjur në krahun e qytetarëve dhe jo të bandave.”- u shpreh Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad