Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ngritja e çmimit të karburanteve së fundmi ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët e jo vetëm. Ata kërkojnë që shteti të ndërhyjë, pasi kjo ka një kosto të lartë për konsumatorët.
Reperi i njohur Getinjo, përmes një postimi në ‘Instastory’ ka ironizuar të gjjithë ata të cilët rrinë në kafe e ankohen për çmimin e naftës dhe të benzinës.
“Ton diten rrin neper kafe eh ja nis ankohet per naften edhe benzinin”, ka shkruar Getinjo në foton që ka shpërndarë në Instagram.
Ndërkohë, ditën e sotme në Tiranë do të zhvillohet një protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të karburanteve së fundmi në vend. Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 260 lekë për litër.