Tërheq zvarrë qenin me makin për ta vrarë/Policia ndalon shoferin dhe e çon ngjarjen në Prokurori

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i DPSHTR Blendi Gonxhe thotë se menjëherë sapo është informuar për ngjarjen e ndodhur në Sukth të Durrësit, ku një person tërhiqte zvarrë me makinë qenin e tij për ta vrarë, e ka referuar rastin në Polici.

Ai shkruan se menjëherë është ndaluar shoferi i mjetit dhe po punohet që çështja të shkojë në Prokurori.

“Sapo u informuam mbrëmë për këtë makabritet në Sukth, denoncuam rastin në Policinë Vendore Durrës dhe para pak minutash njoftohemi se mjeti sëbashku me autorin me inicialet A.H., fshati Vadardhë, Sukth, Durrës, është ndaluar nga Policia dhe po kryhen veprimet përkatëse, si dhe rasti do referohet penalisht në Prokurori! Çdo njoftim zyrtar i takon Policisë së Shtetit”, shkruan ai.

Njoftimi i policisë:

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

 

Zjarr Tv Ad