Tërheqja e aleatëve, Rama i vetëm në zgjedhje

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në konferencën e fundit për shtyp kryeministri, Edi Rama, u pyet se a do të vazhdonte ti qëndronte vendimit të tij për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që nga regjistrimet në KQZ rezulton se në të paktën 30 bashki nuk do të ketë fare garë, pasi rezultojnë si kandidatë vetëm të përzgjedhurit e PS. Përgjigjja e Ramës ishte, se kjo gjë nuk përbën problem, kush do garon, kush nuk do le të rrijë jashtë procesit!

Por këtë turravrap monoist të Ramës, duket se nuk po e pranojnë më as aleatët e tij në koalicionin parazgjedhor për garën lokale të 30 qershorit. Kështu ditën e sotme, partia “Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka që është në koalicion me PS-në, i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë për çregjistrimin e saj nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo forcë politike e arsyeton këtë tërheqje, për shkak të krizës politike në vend dhe mungesës së garancive për një proces demokratik.

Tërhiqet nga gara elektorale e 30 qershorit Aleanca Popullore, një nga partitë kryesore të koalicionit ‘Shpresa për ndryshimin’, që ishte regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleanca Popullore ka dorëzuar dje në KQZ-së, shkresën ku kërkohet çregjistrimi nga procesi zgjedhor, për shkak të situatës politike të krijuar në vend.

‘Referuar aktualitetit politik në vend, në mbështetje të nenit 64 të kodit zgjedhor deklarojmë tërheqjen nga kërkesa për tu regjistruar si parti politike në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Në këto kushte, kërkojmë përfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të KQZ-së për ç’regjistrimin e Partisë Aleanca Popullore si subjekt politik për zgjedhjet e 30 qershorit 2019’, theksohet në letrën e kësaj partie drejtuar KQZ-së.

Në kërkesën zyrtare shpjegohen arsyet e tërheqjes së Aleancës Popullore. ‘Aleanca Popullore ka marrë këtë vendim, si pasojë e klimës së rënduar politike dhe cenimin e sigurisë në vend.

Duke iu referuar kësaj situate gjykojmë si të pamundur zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, mbyllet kërkesa e këtij subjekti politik.

 

Zjarr Tv Ad