Tërheqja e Bashës, deputeti Sula: Nuk është çështje orësh, unë nuk votoj kurrë për largime nga partia

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Dashnor Sula ka folur sot në hyrje të Kuvendit për krizën brenda PD. Ai tha për gazetarët tërheqja e Bashes nuk është çështje orësh por do kohë.

I pyetur për largimin e Bashës, ai tha se e ka thënë edhe më 18 dhjetor se nuk është për përjashtimin e asnjë demokrati nga PD.

Dashnor Sula: Unë e kam bindjen edhe reflektimin e zotit Basha, për këtë jemi mjaft të sigurt, do të mblidhet sërish grupi parlamentar, kryesia dhe këshilli.

Të mbyllet i gjithë problemi, nuk është cështje oresh, ky proces ka kohën e vet, por nuk mendoj që duhet të zgjidhet në forma, grupi parlamentar janë të unifikuar përsa i përket problemit nga tërheqja e Bashës, nuk është cështje orësh, por kohe. Unë mendoj qe ai do reflektojë, do e shohim në ditet në vazhdim.

Përgjegjshmëria e grupit parlamentar është e panegociushme bashkimi i PD, të gjithë duhet të kemi pergjegjshëmti, për të zgjidhur interesa.

Do të ishte e udhës te shkojmë në një komision bashkues deri në 2023, për të zgjedhur kandidatët, por një muaj pas këtyre zgjedhjeve partia të hyje në proces zgjedjesh që nga kryetari e deri tek ato të degëve, që të jemi të përgatitur.

Të përjashtohet një palë për një tjetër nuk është reale. Më 18 dhjetor kam thënë jam deputet që nuk do votoj kundër largimin të një demokrati nga PD nuk është zgjidhja përjashtimi, largimi. Nëse edhe Basha dhe Berisha se kuptojnë, kjo është kot.

Zjarr Tv Ad