TËRHIQET ISH-DREJTORI I BURGJEVE, YLLI MANJANI NUK DO THIRRET SI DËSHMITAR

0
329
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërhiqet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto nga kërkesa për të thirrur ish-ministrin e Drejtësisë si dëshmitar.

Ish-ministri i Drejtësisë do merrej në pyetje lidhur me çështjen e Zotos i cili bëri kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë por gjykata refuzoi kërkesën e tij për lirim.

Në seancën e sotme gjykata administroi provat e Prokurorisë. Mes provave, ishin praktika e tenderimit të 31 majit 2016 si dhe procesverbale të vëzhgimeve ambientale dhe telefonike . Ish-zyrtari i lartë i Burgjeve po gjykohet për akuzën e “korrupsionit pasiv” në një nga procedurat e tenderimit për furnizimin me ushqimet të institucioneve në varësi të tij.

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se Artur Zoto ka konsumuar elementë të veprës penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim. Vetë Zoto nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm.

Zjarr Tv Ad