Tërhiqet kandidati për kryebashkiak në Lushnje

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka, njëherësh nënkryetar i AK, ka vendosur të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie në Lushnjë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ai, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron edhe arsyet se përse e mori këtë vendim.

‘Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak.’-shprehet Leka, duke theksuar se qëllimi i dy forcave kryesore politike është gjakderdhja.

Sipas nënkryetarit të AK-së, për ndryshimin e situatës politike duhet të krijohet qeveria e stabilitetit.

Reagimi i plotë i Adriatik Leka-jt:

Situata në të cilën po shkon vendi dhe dëshira e madhe e dy forcave politike me embrion të përbashkët për ta futur vendin në përplasje fizike me detyron të marr një qëndrim:

Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak.

Shqipëria ime dhe populli im kurrë nuk e meritojnë një tragjedi të dytë nga kjo klasë politike e mbuluar këmbë e kokë me kriminalitet dhe korrupsion.

Për 28 vite kjo klasë politike nuk pati vullnetin e mirë për ta zhvilluar këtë vend të bukur .

Për 28 vite kjo klasë politike e vodhi e tjetërsoi pronën e shpopulloi vendin vetëm e vetëm për të përvetësuar pronat e shqiptarëve të ndershëm.

Kjo klasë politike është vazhdimësia e grupit kriminal e zbritur nga malet në fund vitin 1944 me ndihmën e shovinizmit serb e cila sekuestroi pronat pasuritë e shqiptarëve demek do të krijonte një reformë agrare por që shumë shpejt i tregoi dhëmbët me kolektivizimi, kolektivizim të cilin e shfrytëzoi mbas 1992 duke i përvetësuar pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Sa më sipër vendos të tërhiqem nga këto zgjedhje të mbuluar me hije dyshimi ku për qëllim kanë çuarjen e vendit në gjakderdhjes.

ALEANCA KUQ E ZI U RREGJISTRUA NË KËTO ZGJEDHJE ME SHPRESËN SE DO TË KISHTE VULLNET QË KY SISTEM DO TË SHKULEJ.

KURRË NUK MUND TË JEMI MËKATARË NË KËTË PROCES TË MIRKURDISUR PËR SITUATA TË HIDHURA.

VENDI DUHET TË SHKOJË ME ÇDO KUSHT DREJTË QEVERISË STABILITETIT KOMBËTAR.

I BËJ THIRRJE KRYEMINISTRIT TË TREGOJË NJË MOMENT TË VETËM BOTËN E TIJ INTELEKTUALE DHE NJËRZORE.

TË JAPË DORËHEQEN DHE TI JAPË SHPRESË NDRYSHIMIT!!

 

Zjarr Tv Ad