Kandidati për kryetar në degën e Kukësit në zgjedhjet që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit, Irel Elezi, deklaroi se ai nuk pranoi që ishte pjesë e garës, pasi vuri re se pocesi po manipulohej.
Sipas Elezit nuk kishte asnjë mundësi që të bëhej verifikimi i anëtarëve të rinj, duke konostatuar në këtë mënyrë manipulimin në listat e anëtarëve.
Deklarata e Elezit:
“Tërheqja nuk ka qenë në momentet e fundit, por para se të fillonte gara. Gjatë organizimit të procesit të votimit komisioni i Rithemelimit dhe të deleguarit në Tiranë u kam thënë se janë shtuar 200 emra në listë dhe kishte largime të anëtarëve të vjetër. Unë kam kërkuar diçka proceduriale të konstatoj se si janë shtuar 200 emrat e rinj të tjerë në listë, nuk ka asnjë formular, sesi janë regjistruar. Unë konsideroj si gur themeli, kanë pasur detyrim të krijojnë regjistrin e anëtarësisë nëpër degë.
Do të thotë se mund të shtosh 200 emra dhe unë nuk kam se ku ta verifikoj, është e njëanshme lista. Janë larguar një pjesë që kanë qenë anëtarë dhe janë shtuar anëtarë të rinj që unë nuk e di nëse janë anëtarë të rinj apo jo. Kuvendi ka pasur detyrim riorganizimin e partisë në degë. Ato duhet të faktojnë diku nëse janë demokratë apo jo. Lista e re që ka ardhur, nuk i ka emrat e një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve që kanë qenë. Janë shtuar, por duhet të regjistrohen se janë shtuar. Duhet ti njohë dikush në zonë dhe të verifikohet nëse janë anëtarë të PD-së.’- tha Elezi.