Tërhiqet qeveria, nuk ka procedim për profesor Tupen

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm, gjatë fjalës së tij në Parlament ka bërë të ditur se asnjë pedagog nuk është proceduar penalisht gjatë protestës së studentëve. Ai theksoi se ka nisur procedurat për të zbuluar përgjegjësit në Policinë e Shtetit që ka përhapur në media informacion të rreme.

“E mora fjalën për të bërë vetëm një ndërhyrje të shkurtër që ka lidhje me protestat e studentëve.

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar që herët në mëngjes një lajm për fillimin  e procedurave penale ndaj disa studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protestat e zhvilluara këto ditë në vendin tonë.

Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur diskutime, elaborime të shumta.

Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit.

Zjarr Tv Ad