Tërmet i pazakontë në Shqipëri, panik në të gjithë vendin, qytetarët dalin në rrugë

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëkundjet e tërmetit të pazakonta që kanë shkundur sot Shqipërinë kanë shkaktuar panik të madh tek qytetarët.

Gazetarët raportojnë për “BalkanWeb” se të gjithë qytetarët kanë dalë nga shtëpitë dhe lokalet në rrugë të frikësuar.

Gazetari Elidon Ndreka tha se në qytetin e Rrëshenit kanë mbushur sheshet të frikësuar.
Edhe në Durrës, sapo janë ndjerë lëkundjet qytetarët kanë lënë lokalet dhe kanë dalë në rrugë.
E njëjta situatë raportohet edhe në Fier.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 31 km në Veriperëndim të kryeqytetit. Mësohet se në Tiranë tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, ndërsa në Durrës tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter.

Zjarr Tv Ad