Tërmet në Greqi, regjistrohen lëkundje edhe në Shqipëri

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak pas mesnate në Greqi është regjistruar një tjetër tërmet. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Ndërkohë epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Githashtu dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri. I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.

Zjarr Tv Ad