Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm me disa lëkundje sizmike. Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 08:04:57. Epiqendra ishte në Bulqizë. Lëkundjet zgjatën pak sekonda, duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët.

 

Lëkundja u shoqërua nga një tjetër më e fortë, pak minuta më pas. Në orën 08:10 u regjistrua një tjetër goditje me magnitudë 4.5 Rihter në Bulqizë, në Shupenzë me epiqendër. Thellësia 10 km. Paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Zjarr Tv Ad