Tërmetet/ Besa Shahini qetëson nxënësit: Mësimi nesër do nisë me një video-këshillim

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini me një deklaratë për mediat tha se nesër të gjitha shkollat në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan do të nisë mësimi normalisht. Ajo tregoi dy shkollat problematike në Vorë dhe Tiranë, të cilat sipas saj për arsye sigurie nuk do hapen për nxënësit dhe këto të fundit do të transportohen në shkolla të tjera.

“Dy ditët e fundit nuk ishin të lehta. Dita e sotme është ditë pushimi për nxënësit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Bëj me dije se dita e sotme e pushimeve për zonat e prekura do të zëvendësohet një ditë tjetër. Nga verifikimet në terren kemi konstatuar se në të gjithë shkollat janë të padëmtuara dhe janë të gatshme për të filluar që nesër mësimin. Shkollat vartëse në Bërxull të Vorës dhe Allgjatë të Tiranës nuk do të hapen nesër për arsye sigurie. Nxënësit do ta transferohen në shkollat qendër dhe iu kemi siguruar transportin që nesër në mëngjes. Në 98 shkolla të tjera, që kanë pasur plasaritje janë rregulluar nga ekipet e bashkive dhe ditën e nesërme do të hapin dyert për mësim. Nesër mësimi do të nisë me një video të animuar, e cila tregon se si duhet të veprojmë gjatë tërmeteve. E para që gjatë lëkundjeve nuk duhet lëvizur jashtë godinës por duhet gjetur një vend i sigurt brenda dhomës ku gjendeni, krysisht nën tavolinë apo duke u mbështetur te një mur i qëndrueshëm.Pasi pushon lëkundja, duhet të sigurohen të gjithë që kanë mbathur këpucë që mbulojnë gjithë këmbën, për shkak se mund të ketë xhama të thyer. Duhet mbuluar pastaj koka me një jastëk apo me një libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa por jo duke vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë. Në rrugë sduhet të qëndroni nën dritare por në një mur të qendrueshem.  Lëndimet që kanë pësuar qytetarët janë shkaktuar nga stresi dhe ankthi dhe jo domosdoshmërish nga  tërmeti. Nuk ka vend për panik dhe ankth dhe dita e nesërme do të jetë ditë mësimi”-tha ajo.

Gjithashtu ministrja u ndal edhe tek lajmi “Fake” i mbrëmjes së djeshme që përhapi mjaft panik tek qytetarët. Ajo tha se do të punohet në kurrikulat mësimore për të edukuar nxënësit për mënyrën se si të dallojnë një lajm të vërtetë nga ai rremë.

“Duhet të fuqizojmë kurrikulën mësimore tek nxënësit që të bëjnë dallimin midisi lajmit “fake” dhe atij të vërtetë. Lajmet e rreme duhet t’i luftojmë më çdo kusht. Mbështetuni gjithmonë tek burimi i informacionit dhe mos besoni gjithçka që shihni në portale.”-shtoi ajo.

Zjarr Tv Ad