Tërmetet/ Sherr në Qafëzezë: “Pa ndihmë shëndetësore e ushqime”

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tensionohet situata në Qafëzezë të Korçës, aty ku banorët e prekur nga tërmetet raportohet të kenë kaluar natën në kasolle dhe makina, pasi në total iu janë dërguar vetëm 9 çadra.

Sherri ka nisur mes banorëve, punonjësve të shërbimit dhe infermierit. Mësohet se njëri prej tyre është përplasur me infermierin që nuk i ka dhënë ndihmë nënës së tij të sëmurë.

Ndër të tjera ata janë të acaruar edhe me ndihmat e shpërndara, pasi bëhet fjalë për ushqime të paketuara që duhen gatuar. Por në kushtet ku ata ndodhen e kanë të pamundur të gatuajnë.

Zjarr Tv Ad