Tërmeti/ 35 të shoqëruar nga policia

0
29

Policia e Durrësit ka shoqëruar 35 persona deri më tani në lidhje me shembjet e pallateve në Durrës gjatë tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Këta persona dyshohet se kanë legalizuar duke shkelur rregullat disa ndërtesa në këtë qytet.

Burime konfidenciale nga prokuroria kanë bërë të ditur për SYRI.net, se deri më tani janë firmosur 17 urdhër arreste për persona të dyshuar.

Ata akuzohen se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se numri i urdhër arresteve pritet të rritet në orët në vijim. Prokuroria dyshon se një pjesë e personave për të cilët kanë lëshuar urdhër arresti kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin disa godina, të cilat u shemben më pas.

Një pjesë tjetër e grupit të personave për të cilët ka urdhër arresti janë inxhinierë dhe punonjës teknik që kanë shkelur rregullat e sigurimit teknik duke shpallur si të banueshme godina të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, të cilat u dhemben më pas.