Tërmeti 4.5 ballë, reagon Niko Peleshi: S’ka dëme materiale, jemi në gatishmëri

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar përsa i përket tërmetit i cili goditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Lezhës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi bën me dije se nga raportimet e deri tanishme nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk janë regjistruar dëmë materiale, teksa shton se strukturat shtetërore janë në gatishmëri dhe në ndjekje të situatës.

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale.

Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!”, shkruan Peleshi.

Zjarr Tv Ad