Tërmeti/ Braçe mbledh qeverinë: Asnjë ndërtues në Tiranë s’ka marrë përsipër dëmet. Çuçi: 12 mijë të akomoduar

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në orën 07:00 u mblodh sërish qeveria për gjendjn e post-tërmetit. Kjo mbledhje u drejtua nga zv/kryeminsitri Erion Braçe, pasi Edi Rama ndodhet në samitin e NATO-s.

Erion Braçe, vuri theksin tek ultimatumi i Ramës për ndërtuesit, ku theksoi se asnjë nga ndërtuesit nuk është paraqitur në Tiranë për të marrë përsipër dëmet. Ai iu bëri thirrje institucioneve që të bëjnë gati listat e ndërtuesve bashkë me pallatet që kanë ndërtuar dhe kjo puna në terren duhet të nisë sa më parë. Një problem i madh sipas Braçes janë edhe shtesat e bëra në pallatet para viteve ’90, ku theksoi se rrezikojnë strukturën e godinave. Ai tha se do të mbajnë përgjegjësi zyrtarët për këto ndërtime dhe për ndërtimet pa leje. Të rëndësishme sipas Braçes janë edhe denoncimet që ka marrë nga disa qytetarë,se kolonat e garazhe janë sharruar për t’u hapur vende strehimi.

Ndersa drejtuesi i menaxhimit të situatës  pas tërmetit në zonat e prekura, Blendi Çuçi u shpreh se deri më tani 12 mijë persona janë akomoduar pas tërmetit.

Vijojnë të marrin trajtim 26 persona në spitale.  Përsa i takon strehimit të banorëve kemi të akomoduar 12 mijë banorë. 4 mijë janë në hotele, në palestra janë 2054 persona. Në çandra janë 6500 persona dhe akomodime të tjera janë 436, 390 në qendra sociale, 769 në Kosovë. 

Përsa i përket dëmeve në 26 shkolla janë vlerësuar me dëme të rënda, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t’u prishur. Në Tiranë 525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Në qarkun e Lezhë rreth 400 banesa rezultojnë të dëmtuara, 128 janë me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë. Puna do të vazhdojë intesivisht.Do të garantojnë ujin e pijshëm, sidimos në zonën e Bubqit. U morr vendimi për t’u strehuar familjet e viktima. Një rëndësi të madhe ka identifikimi i dëmeve në banesa, këtu kemi një numrë të shtuar të ekspertëve, çdo ditë po vijnë grupe inxhinierësh dhe dalin në terren. Ju bëj thirrje të gjithë banorëve që asnjë banesë nuk do të ngelet pa verifikuar, vetë, bëni pak durim sa të krehim gjithë zonën.  Duhet të shikojmë edhe bonusin për qeranë. Përsa i përket plaformës së Bashkëqeverisjes, është vënë në punë që nga dita e djeshme në shërbim të qytetarëve. Është një instrument mjaft efikas dhe iu bëj thirrje të gjithëve ta përdorin. Inertet, heqja e tyre do të vazhdojë, deri më tani kemi shembur 20 objekte në bazë të procedurave, në bazë të procedurave sipas Policisë Gjyqsore. Nga këto 8 janë në Thumanë dhe 12 janë në Durrës. Nga Bashkia e Tiranës morrën lajmin dje që bashkia ka miratuar bonusin për qeratë për 1082 banesa. Donacionet janë gjithmonë në rritje. Kjo është një çështje që do të komunikohet në një moment tjetër.

Zjarr Tv Ad