‘Tërmeti’ Conte/Trajnieri befason Klubin Interist

0
15

Tekniku është ndjerë i tradhtuar nga drejtuesit dhe e ardhmja është një rebus. “Shpërthimi” në fund të ndeshjes me Atalantën i trajnerit Antonio Conte ka shkaktuar tërmet në shtëpinë zikaltër. Conte ishte shumë i ashpër me drejtuesit dhe bëri një sulm që me siguri e kishte menduar më parë. Antonio Conte duket sikur ka thyer marrëdhënien e tij me Interin në vetëm një mbrëmje që në të vërtetë duhet të ishte festë dhe përqafime për rezultatin e arritur në Serinë A me vendin e dytë të siguruar me vetëm një pikë larg kampionëve. Por nuk ndodhi ashtu dhe trajneri zikaltër shpërtheu e vuri në dyshim edhe të ardhmen e tij. Por si do të shkojnë punët dhe a do të qëndrojë Conte? E vështirë të japësh që tani një përgigje por e sigurtë është që fjalët e tij shkaktuan një tërmet që do të ketë pasoja të rëndësishme. Conte u vu përballë shoqërisë dhe i bëri të gjithë me faj që nga presidenti Steven Zhang që ndodhet në Kinë dhe Beppe Marotta-n. “Në fund të sezonit do të vlerësoj të ardhmen time” ishte mbyllja e konferencës së teknikut pasi kishte lëshuar një mijë shigjeta.Një situatë jo komode edhe për shkak se sezoni ende nuk është mbyllur pasi Interi është në garë për Europa League një objektiv i rëndësishëm. Conte është ndjerë i tradhtuar nga Marotta dhe pronarët dhe temat e diskutimit janë të shumta. Në këtë mënyrë vendi i dytë me vetëm një pikë larg Juventusit ka kaluar në plan të dytë dhe e ardhmja në shtëpinë zikaltër është një rebus.