‘Tërmeti dhe pandemia na thyen mandatin në mes’, Rama: Luljeta me Najadën nuk janë zgjedhje të rastësishme

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.

Teksa fajësoi tërmetin dhe pandeminë si fatkeqësitë që ndaluan projektet e PS, Rama u ndal edhe një herë tek dy emrat risi të listës së Tiranës, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

“Luljeta me Najadën nuk janë zgjedhje të rastësishme. Çfarë do të kishim bërë, si do të mund ta përballonim si shoqëri goditjen nga virusi nëse nuk do të kishim bërë gjithë ato punë të mëdha që janë bërë në sektorin e shëndetësisë. Është e paimagjinueshme ta mendosh që çfarë mbështetje, përkujdesje, mundësie do të kishte sistemi ynë shëndetësor, për t’u qëndruar mjekëve, infermierëve dhe sallat e reanimacionet nëse virusi do të kishte zbritur disa vite më parë, kur sistemi ynë ishin në një gjendje, të thuash e mjerueshme është pak.

Prania e Luljetës dhe Najadës në këtë skuadër është nga njëra anë adresimi i nevojës së përfaqësimit tek kategori profesionistësh dhe individësh që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto 15 muaj të fundit nëse nisemi që nga tërmeti”, u shpreh ndër të tjera Rama.

 

Zjarr Tv Ad