Tërmeti/ Gjykata e Lezhës jashtë funksioni

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej dy javësh gjykata e Lezhës nuk funksionon normalisht, për shkak se tërmeti i 26 nëntorit i ka shkaktuar dëmtime në strukturë, duke e bërë të rrezikshme. Për pasojë gjyqet po shtyhen, ndërsa masat e sigurisë bëhen në Zyrat e Prokurorisë.

“Kam një vendim gjykate”. Si kjo grua të gjithë qytetarët që kanë një gjyq në Gjykatën e Lezhës do të presin për një periudhë të papërcaktuar për të rinisur proceset.

Gjykata është jashtë funksioni prej dy javësh për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy akt-ekspertime e kanë vlerësuar të rrezikshme ndërtesën për shkak të dëmtimeve në strukturë siç vërtetojnë edhe këto pamje në video. Në këto kushte prej dy javësh, stafi i Gjykatës së Lezhës është vendosur në zyrat e Prokurorisë ku zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe proceset me afat.

Proceset e tjera janë shtyrë.

Avokati: Asnjë veprimtari nuk kryhet, sigurisht që ndikon për keq.

Ndërkohë pritet që Godina e Gjykatës së Lezhës të inspektohet nga ekspertë të huaj të cilët do të thonë fjalën e fundit për fatin e këtij objekti.

Ndërkohë mosfunksionimi normal i Gjykatës ka dhënë direkt efekte në vonesat e proceseve gjyqësore dhe marrjen e drejtësisë nga qytetarët.

Zjarr Tv Ad