Tërmeti i fuqishëm në Kinë, rëndohet ndjeshëm bilanci i viktimave

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina ka aktivizuar nivelin e dytë kombëtar të reagimit pas tërmetit me magnitudë 6.8, që goditi provincën jugperëndimore Sishuan.

Ministria e menaxhimit të emergjencave, tha se ka nisur përllogaritjen e dëmeve, pas lëkundjeve që vranë 37 vetë ndërsa gati 200 kanë mbetur të plagosur rëndë e po marrin trajtim në spital.

Tërmeti shkatërroi qindra shtëpi, me muret që duken  në rrugë e pemë të këputura nga lëkundjet e forta.

Thuajse e gjithë infrastruktura rrugore ka pësuar dëmtime ndërsa qytete të tëra vuajnë prej orësh mungesën e energjisë elektrike.

Qeveria kaloi fondin prej 15 mln dollarësh, që do të shkojë për përballimin e emergjence kombëtare.

Zjarr Tv Ad