Tërmeti i fuqishëm, Rita Ora apel për ndihmë për shqiptarët

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rita Ora i ka bërë thirrje fansave të saj të dhurojnë ndihma për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës.

Në një postim në Instagram, Rita shkroi: “Një tërmet ma magnitudë 5.6 ka goditur Shqipërinë, shumë pranë Kosovës, ku kam lindur unë. Klikoni më poshtë për të ndihmuar UNICEF për fëmijët e prekur nga katastrofa kudo që janë.”

Rita është ambasadore e OSBE dhe në prill të këtij viti vizitoi familjet e varfra kosovare.

Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh.

 

 

Zjarr Tv Ad