Tërmeti, LSI: Rama braktisi vendin, u largua dhe iu shmang përgjegjësive

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërmeti, LSI: Rama braktisi vendin, u largua dhe iu shmang përgjegjësive

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon kryeministrin Rama se braktisi detyrën dhe u largua drejt Nju Jorkut duke lënë pas  situatë çorganizimi.

Petrit Vasili: “Nuk janë mbushur ende 48 orë nga tërmeti i jashtëzakonshëm që pllakosi vendin dhe për fat të keq kryeministri i Shqipërisë e braktisi vendin, e braktisi detyrën, braktisi përgjegjësitë e veta dhe është larguar nga Shqipëria pasi bëri një tur mediatiko-demagogjik dhe propagandistik prej rreth 20 orësh, kryeministri u largua dhe iu shmang përgjegjësive të tij.”

Në një prononcim për median, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tregoi dhe arsyen përse Rama nuk shpalli gjëndjen e emergjencës.

Petrit Vasili:  “Në vend që të ishte në krye të të gjithë punëve në këtë situatë kaotike që ndodhet shteti i tij, në këtë situatë çorganizimi që ndodhet shteti i tij, në vend që të shpallte në mënyrë të menjëhershme situatën e emergjencës civile se bashku me përgjegjësitë konkrete që kjo gjendje mbart dhe me mundësitë dhe instrumentet shumë të shpejta të veprimit që ajo mundëson. Pikërisht, për të mos mundësuar që qytetarët të dëmshpërblehen dhe t”u riparohen dëmet menjëherë në shtëpitë e tyre të banimit, bëri vetëm një tur mediatiko-probagandistik dhe nuk shpalli kryesoren, gjendjen e emergjencës civile.”

Zjarr Tv Ad