Tërmeti, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Evropian

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërnë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias, tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për pupullin shqiptar.

Drejtori i Përgjishshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli, falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.

“Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit.

Një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka mbërritur në Tiranë, duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dëmeve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre. Prezantimi u bë një ditë më parë edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Zjarr Tv Ad