Tërmeti në Elbasan, Balla në terren: Janë marrë masa të plota, garantuam dhe buxhetin

0
4

Edhe Qarku Elbasan ka rregjistruar rreth 113 banesa apo objekte të tjera të dëmtuara nga tërmeti i djeshëm 5.8 ballë. Kryetari i Grupit Socialist, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani, ishin në disa prej familjeve banesat e të cilave janë dëmtuar dje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • foto galeri

Në Bashkinë Belsh janë raportuar më shumë banesa me dëmtime. Sipas Shtabit të Emergjencës janë 73 banesa me dëmtime në këtë bashki. I gjendur në një prej familjeve të prekura nga tërmeti Taulant Balla u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën, si dhe është garantuar buxheti i nevojshë,.

BALLA

“Jemi të gjithë në terren për t’ju gjendur pranë familjeve, banesat e të cilave janë prekur nga tërmeti i djeshëm. Kryesisht banesat e dëmtuara janë ndërtime të vjetra, sepse në ndërtimet e reja nuk janë raportuar deri më tani dëme. Duhet të kuptojmë që goditjet e djeshme ishin të forta 5.8 shkalla Rihter herë 1.37 shkon afërsiaht 7.9 ballë. Shumë pranë Shqipërisë pak vite më parë një tërmet i ngjashëm pati pasoja katastofike. Por të gjithë e dimë që tërmetet janë fatkeqësi natyrore të paparashikueshme. Reagimi pas tyre është në dorën tonë. Pas panikut të parë, Shqipëria është e gjitha solidare për ta kaluar këtë situatë.

Masat e marra deri më tani nga Qeveria janë të plota. Vetë Kryeministri Rama ndërpreu vizitën e rëndësishme në SHBA dhe është vetë në krye të shtabeve të emergjencës në Durrës e Tiranë. Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora”, tha Balla.