Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit/ Qytetarët e Durrësit sot në protestë: Nuk jemi të qetë pa u ndëshkuar fajtorët për humbjen e jetëve

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në orën 18:30 do të zhvillohet një protestë nga qytetarët e Durrësit pranë Gjykatës, në përkujtim të jetëve të humbura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në njoftimin e tyre, qytetarët thonë se viktimat e këtij tërmeti nuk prehen të qetë nëse nuk ndëshkohen fajtorët dhe se Durrësi nuk e harron kurrsesi këtë tragjedi.

Kujtojmë se tërmeti i para 3 viteve u mori jetën 51 personave, ndërsa u plagosën mijëra të tjerë. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet. Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodheshin më pranë epiqendrës së tërmetit.

Njoftimi:

Sot, 7 Nëntor ora 18:30 pranë Gjykatës së Durrsit mblidhemi për t’i kujtuar institucioneve të drejtësisë së Ramës se jetët e humbura në tërmetin e 26 Nëntorit nuk mund të prehen të qeta pa ndëshkuar  fajtorët.

Durrësi nuk harron tragjedin e tmerrshme të 26 Nëntorit dhe nuk mund të jetë i qetë pa ndëshkuar fajtorët.

Zjarr Tv Ad