“Terminatori” shpallet fajtor për krime lufte

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ish-udhëheqës rebel u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Republikën Demokratike të Kongos nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Bosco Ntaganda, me nofkën “Terminatori”, u dënua për vrasje, përdhunim dhe rekrutim të fëmijëve si ushtarë.

Avokatët e tij argumentuan se Ntaganda ishte vetë viktimë, pasi ishte rekrutuar si ushtar kur ishte fëmijë.

Ai është personi i katërt i dënuar nga ICC që nga krijimi instituticionit në 2002.

Ntaganda u dorëzua në ambasadën amerikane në DR Kongo në vitin 2013.

Ai ndërmori veprimin pas humbjes së një lufte të pushtetit brenda grupit të tij rebel M23.

 

Zjarr Tv Ad