“Territorialja”, Mziu: Nuk po jepet kontribut për komisionin, duhet ekspertizë nga jashtë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha se aktorë të rëndësishëm dhe disa bashki nuk kanë dhënë ende opinionet e tyre.

Sipas tij këto bashki nuk kanë sjellë përfaqësues në komision sepse pengohen nga qeveria.

Mziu nënvizoi gjithashtu se duhet marrë opinioni i vendeve të tjera për realizimin e kësaj reforme dhe veçoi shembullin e Kosovës.

“Që kur kemi filluar këtë punë si komision kemi qenë jashtë afateve kohore. U detyruam që të bëjmë shtyrjen, por pavarësisht se kemi tre muaj, më pak se gjysmën kemi qenë aktive. Gjatë kësaj periudhe kemi kërkuar që të marrim opinione të aktorëve të rëndësishëm, por edhe pse jo ekspertizë jashtë vendit.

Nuk kanë ardhur aktorë që mund të kontribuonin në reformë. Kanë qenë organizata, bashki që duhet ti bindeshin komisionit për të dhënë opinionin e tyre dhe në agjendën e këtyre ditëve ka qenë se do të shkonim edhe jashtë për ekspertizë. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur.

Gjatë këtij debati normalisht opozita ka dhënë kontributin e saj dhe maxhoranca ka imponuar për ta konsideruar histori suksesi.

Deklarata e fundit ishte se nuk do bënin asnjë ndryshim. Edhe në 2014 që kjo maxhorancë thoshte se ishte faji i opozitës që nuk solli asnjë draft. Qenia e 80 bashkive ka qenë jo vetëm një vokacion i këtyre ditëve, por ka pasur një ndarje politike. Për shkak të asaj ndarje i dha maxhorancës për të filluar zgjedhjet në 2015 dhe po përgatitet edhe në zgjedhjet e 2023.

Ato bashki si Elbasani, Durrësi nuk kanë ardhur se ndoshta janë ndrydhur nga qeveria”, tha ai.

Zjarr Tv Ad