Terror mbi administratën/ Kush nuk voton më 30 qershor, më 1 Korrik duhet të lerë punën

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur dekreti i presidentit të Republikës për zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale ka hyrë në fuqi, kryeministri Edi Rama vijon fushatën e tij elektorale.

Madje, për të mbushur sheshet ku shkon administrata është e detyruar ta ndjekë pas.

Kështu shkruan një punonjës i saj, i cili denoncon se, nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, më 1 korrik duhet të lenë vendin e punës.

“Terror mbi administratën për të marrë pjesë në farsë fushatën dhe votuar narkopartinë!”, shkruan ish kryeministri, ndërsa fton të lexohet edhe denoncimi i punonjësit dixhital.

“Pershendetje zoti Berisha po ju shkruaj nga nje adrese fallco se dua te qendroj anonim , ka filluar terrori ndaj punonjeseve te administrates me urdher nga edi rama cdo punonjes i administrates esht i detyruar te marr pjes ne nje fushat fallco dhe i detyruar familjarisht te votoj per ps ne dat 30 ose perndryshe ne dat 1 korrik nuk do jet me pune po na bejn presion zoti Berisha postojeni kete mesazh nuk mund tna imponojn dot bindjet tona partia komuniste sot ps me ka arrestuar gjyshit me ka internuar familjen kam mbaruar nje shkoll qe jam ne kete pune , edi rama nuk e mban dot pushtetin me zor me dhune duke na detyruar te marrim pjes ne nje fushat fallco”.

 

Zjarr Tv Ad