Terror në Kavajë/ Përplasen dy grupe, 1 i vdekur e 5 të plagosur

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përplasja me armë në mes të ditës në Kavajë mes disa personave, rivale me njeri-tjetrin i kushtoi jeten nje kalimtari që s’kishte lidhje me ta, ndërsa 5 persona mbetën të plagosur. Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç mbeti viktimë e përplasjes me armë në të cilën u përfshinë dy vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu.

Dyshohet se ishte një prej vëllezërve, Marjus Aliu i cili qëlloi me breshëri armë ne drejtim të personave me të cilët ishte konfliktuar më herët Rustem Dedej, Elio Hyka dhe Erald Hyka. Krismat e armëve tronditën banorët e lagjes nr. 2 ndërsa plumbat lanë të vdekur në rrugë Ramazan Hasalliun, i cili kthehej në shtëpi pasi kishte blerë bukën te dyqani i lagjes. Nga plumbat u plagosën edhe 2 vëllezërit e përfshirë në këtë konflikt, si dhe 3 kalimtarë të rastit të cilet ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy vëllezërit dhe të rinjtë e tjerë të përfshirë në përplasjen me armë u konfliktuan mbrëmjen e së enjtes, por mesa duket sherri nuk ishte konsideruar i shuar prej tyre, të cilët e vijuan atë edhe një ditë më pas. Ata u përplasën me breshëri arme në lagjen nr. 2 të Kavajës.

Pas ngjarjes policia ndaloi autorin Marjus Aliu, i cili mbeti i plagosur në perplasje ndërsa vijon kërkimet për autorin tjetër Denis Aliun, që po ashtu mbeti i plagosur në shpatull. Gjithashtu policia ka bllokuar dy automjete që iu përkasin pjesëtarëve të përfshirë në konflikt, të cilët sipas burimeve policore janë kontigjente të krimit në qytetin e Kavajës.

Zjarr Tv Ad