Terroristi i Zelandës ankohet se nuk ka telefon në burg

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Terroristi i Zelandës së Re Brenton Tarrant, i cili kreu masakër duke vrarë 50 besimtarë myslimanë në dy xhami, ka bërë ankesë zyrtare për faktin se përse nuk ka vizitorë për të dhe përse nuk i lejohet telefoni në qeli. 28-vjeçari është duke u mbajtur në izolim në burgun e Auckland në Paremoremo, akuzuar për 50 vrasje dhe lëndimin e disa personave të tjerë.

Tarrant ka kritikuar autoritetet, duke thënë se ata “po i privojnë gjera me rëndësi për të”. Ai kishte dërguar një ankesë pranë Departamentit të Korrektimeve, ku shkruante: “Po më mohohen të drejtat më elementare. Nuk kam vizitor në burg dhe nuk më lejohet as celulari”, tha ai, raporton “The Sun”.

Departamenti i Korrigjimeve është shprehur se Tarrant po mbahet vazhdimisht në mbikëqyrje, për shkak të rrezikut të madh që paraqet. Sipas rregullave në Zelandën e Re, të burgosurit mund të kenë një vizitë 30-minutëshe në javë dhe së paku një thirrje telefonike gjatë kësaj periudhe. Sipas faqes së Departamentit të Korrektimeve, “të burgosurit kanë të drejtë të trajtohen njerëzishëm, me dinjitet dhe respekt kur janë në burg”.

Megjithatë, departamenti mund të aplikojë përjashtime në rrethana të caktuara “për arsye sigurie, ruajtjes së rendit ose qëllime të tjera madhore”. Tarrant akuzohet se ka sulmuar xhaminë Al Noor në Christchurch gjatë lutjeve të së premtes. Ai hapi zjarr dhe vrau 41 persona. Më pas ai shkoi në tjetër xhami, gjuajti disa herë me armë dhe për rrjedhojë, numri i viktimave arriti në 50.

 

Zjarr Tv Ad