Terrorizmi me 7 ngjyra më “vari”! Koment nga Armir SHKURTI

0
459
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë me llagapin Samanta, “friend” facebook-u, sot më akuzoi si “homofob”. Kupa për të u mbush kur unë postova një anekdodë. Menjëherë çensura më dënoi që unë të mos postoj më për 24 orë të plota!

Ju kujtohen vitet 2000? “Terrorizmi islamik“, “Integralizmi islamik“, ” kamikazët muslimanë“, ” islami politik” dhe një fjalor i tërë që në thelb lidhte një nga fetë më të përhapura në botë me TERRORIZMIN?

Një bythë e zgjuar ( ndoshta më tepër në Perëndim sesa në Lindje ) mori një gjë të shenjtë, siç është feja dhe libri si saj i shenjtë, Kurani, e preu dhe e qepi sipas një kallëpi të studiuar mirë dhe e shfrytëzoi mjeshtërisht për qëllime politike. Njerëz të indoktrinuar, njerëz të paguar apo të manipuluar, për vite me rradhë mbollën në Perëndim e Lindje terror e derdhën gjak, në emër të Allahut dhe me ideologjinë e qepur djallëzisht me interpretime e redaktime të Kuranit….

Simetrike është edhe ky terrorizmi seksual. Po po! Për mendimin tim kjo që po ndodh me shpërdorimin e orientimit seksual është as më pak e as më shumë sesa një ideologji dhe metodologji terroriste për kontrollin e Perëndimit. Siç edhe në rastin e të ashtuquajturit “terrorizëm islamik”, premisa mbetet e lartë. Atëhere kishim luftën në emër të Zotit, sot kemi luftën në emër të ” mbrojtjes së pakicave”, “lirisë së individit”, ” mbrojtjes nga diskriminimi” etj etj.

Kamikazët ylberianë ndjehen sa heronj aq edhe viktima. Se kështu i ka rreshtuar dhe indoktrinuar politika që po i (sh)përdor(on) për kontroll të pjesës tjetër të shoqërisë.

Kush ka lexuar “biblën” e totalitarizmit, librin “Viti 1984″ të Xhorxh Oruell e di mirë se kyç i kontrollit është GJUHA. ( Këtë në fakt e mban mend edhe brezi që jetoi diktaturën). Në metronë e Londrës u ndalua të thuhet ” Zonja dhe zotërinj”. Se fyheshin KËTA. Në plot vende perëndimi dënohesh nëse i thua një femre “e bukur” . Se është SEKSIZËM! Nëse ti thua që “s’jam dakord me prind 1 dhe dy, se beson tek nëna dhe babai” je homofob. Nëse këta dalin me byçat jashtë, në mes të Tiranës, i shoqërojnë me hare edhe ambasadorët e Perëndimit!

I kujtoj brezit tim Toren e 21 – shit. Ndoshta gay më i njohur në Shqipëri. Personazh simpatik dhe popullor në Tiranë dhe jo vetëm. As e “diskriminoi” e as e trazoi njeri, edhe pse asokohe marrëdhëniet homoseksuale dënoheshin me burg.

Kujtoni Isuf Myzyrin dhe këngët me dylbera të Shqipërisë së mesme. Sot, që s’i plas njeriut me kë dhe si shkepesh ti na u diskriminokan këta?

Në një farë mënyre ndjej keqardhje për këta kamikazë 7 ngjyrësh që po përdoren siç u përdorën e u shpërdoruan edhe ata me çallma e mjekrra. Por më keq më vjen për shoqërinë ( jo vetëm shqiptare ). Natyrisht që institucionet dhe shërbimet që prodhojnë politika të tilla kanë edhe gurin edhe arrën. Puna ka nisur me kohë me larjen masive të trurit, duke bërë popuj të tërë të ndjehen fajtorë dhe agresorë ndaj “viktimave” e njëkohësisht ” heronjve” me bojna. Për fat të keq kjo axhendë është në ekspansion dhe në emër të “të drejtave”, ” lirive”, “hapjes”, “mosfiskriminimit” të “komunitetit” po i bjerren liritë, të drejtat e po diskriminohet Perëndimi në thelbin e tij si i tillë.

Sa nuk ma kanë hequr ende, fjalën time unë fo vazhdoj ta them siç e mendoj! Do luftoj që të paktën edhe miqtë e mi TA THONË! T’ia thonë vetes e më pas edhe njëri tjetrit. Kështu kemi shans ta ndalim këtë terrorizëm me bojna…

Zjarr Tv Ad