Test i detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e sotëm (19 gusht), Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, mori vendim për prezantimin e një testi të detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë transit në vend.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësise Venko Filipçe, përmes një postimi në Facebook.

“Pasagjerët në tranzit duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, shkruan Filipçe.

Propozimi do t’i paraqitet qeverisë gjatë ditës së sotme për vendimin final.

Zjarr Tv Ad