Testohet ‘përbindëshi bërthamor’ amerikan, shpërthejnë 1.8 ton eksplozivë

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flota e SHBA ka publikuar një video mahnitëse që tregon momentin kur një bombë shpërthen në mes të oqeanit, duke shkaktuar tërmet 100 milje larg.

Videoja tregon shpërthimin e 1.8 ton eksploziv që shpërthen në një testim që përdoret për të parë efektin e bombave të tilla në anijet e marinës amerikane.

Shpërthimi shkaktoi një tërmet 3.9 ballë rreth 100 milje larg, në Daytona Beach, Florida, një fenomen jo i pazakontë në testime të tilla. As shpërthimi eksperimental i së premtes nuk është i pazakontë.

Shpërthimi u krye nën ujë, me një anije të flotës mbi ujë. Testimi vlen për të treguar sa e qëndrueshme është anija përballë bombave dhe sa efektive mund të jetë në betejë.

Videoja, e regjistruar nga krahu i një aeroplanmbajtëseje të Flotës Luftarake të SHBA, është parë thuajse 30 mijë herë në Twitter, ku u shpërnda nga @warship_78.

Shpërthimi tërhoqi vëmendje të padëshiruar, pavarësisht se Flota thotë që ai ishte krejtësisht i sigurt.

Bomba u shpërthye anash aeroplanmbajtëses për të imituar situata të mundshme beteje me të cilat mund të përballet.

Zjarr Tv Ad