Tetë kandidatë me ide për realizimin e Brexit brenda 31 tetorit 2019

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën tetë personazhe politike kanë konfirmuar se duan të marrin stafetën e udhëheqjes së qeverisë britanike nga Tereza Mej.

Kryeministrja e dytë grua në historinë e Britanisë së Madhe deklaroi të premten se do të dorëhiqet në datën 7 qershor, por do të qëndrojë në krye të ekzekutivit deri në zgjedhjen e pasuesit të saj.

Të dielën, ministri i Mjedisit, Majkëll Gov, iu shtua listës së kandidatëve për kryeministër dhe kryetar të konservatorëve.

Ministri Gov kandidoi edhe në vitin 2016 përballë kryeministres Mej dhe rivalit të kohës, ish-kryediplomatit dhe kryebashkiakut polemizues, Boris Xhonson.

Ky i fundit që ka konfirmuar sërish pjesërmarrjen në garën për postin qeveritar, mendon se ka shanset më të mira për të realizuar shkëputjen nga Bashkimi Europian më 31 tetor 2019, qoftë edhe pa një marrëveshje.

Në garë është edhe ministri i Jashtëm, Xheremi Hant, që shprehet krenar për aftësitë e veta negociuese, ish-ministri për Brexit, Dominik Rab, që ka premtuar një drejtim të ri për partinë, ish-ministrja e Punës, Ester Mek-Voi, ish-ministrja për parlamentin Andrea Lidsëm, ministri për zhvillim ndërkombëtar, Rori Stjuart, dhe ministri i Shëndetësisë, Met Henkok.

Dy kandidaturat kryesore për kryeministrin e ardhshëm të vendit do të dalin pas një seri votimesh nga grupi parlamentar.

Për herë të parë që nga viti 2005, fituesi do të përcaktohet në muajin korrik kur, nëpërmjet postës, 124 mijë anëtarë të Partisë Konservatore angleze do të shprehin mendimin për liderin e tyre.

 

Zjarr Tv Ad