Tetë kandidatë për kreun e BKH, caktohen datat e intervistës

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të mërkurën dhe të enjten (26 dhe 27 shkurt) tetë kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit do të zhvillojnë intervistimin. Lajmin e bëri të ditur BKH me anë të një komunikate për mediat, ky theksohet se intervistomi do të bëhet në sallën e mbledhjes së SPAK.

Çdo kandidat do të ketë një orë në dispozicion, për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes. I gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavaruar i Rishikimit Komisioni Ndërkombëtar.

Të mërkurën do të intervistohen Aida Veizaj, Ardian Çipa, Artur Beu dhe Ervin Hodaj, ndërsa të mërkurën Gentian Shehaj, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj. Të gjithë kandidatët do të kenë një orë kohë në dispozicion për të shpalosur platformën e tyre për drejtimin e BKH.

Ndërkohë, BKH ka bërë edhe një sqarim, sipas tyre për spekulimet mediatike, në lidhje me kandidatët që kanë ngelur në testin e poligrafit.

Sqarimi i BKH: Komisioni i Përzgjedhjes gjithashtu sqaron që spekullimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta. Sikurse është përcaktuar në Ligjin Nr.95/2016 për SPAK-un, raportet e ekzaminimeve të poligrafit ‘do të merren në konsideratë’ nga Komisioni i Përzgjedhjes për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që do të emërohet Drejtor i BKH-së.

Zjarr Tv Ad