Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Skuadra e Teutës e mbulli sezonin që shkoi në vendin e 6-të të klasifikimit duke mos arritur dot të kualifikohej për në kupat e europës.
Skuadra durrsake po bënë përgatitjet për të plotësuar organikën për sezonin e ardhshëm. Në kuadër të këtyre pregatitjeve drejtuesit kanë mbyllur bashkëpunimin me disa futbollistë.
“KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah. Klubi i falenderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive” thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërkohë i vetmi afrim i bërë deri tani nga klubi durrsak ka qënë Uheid Hoxha i ardhur nga skuadra e Vllaznisë.