“Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin”, Klevis Balliu: Të shkatërrojmë sistemin e pazareve në kurriz të PD

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se teza që të ikë nga Partia Demokratike Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha do të thotë që të shitet opozitarizmi.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk bëhet fjalë për të hequr njërin dhe të sjellin tjetrin, por sipas tij bëhet fjalë të shkatërrosh sistemin e të pavotuarve dhe të pazareve në kurriz të opozitës.

Postimi i plotë:

Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin. Bashizmi në thelb është shitje e opozitarizmit për interesa financiare, kjo tanimë është e qartë. Bashizmi gjithashtu përkthehet në mbajtjen e pozicioneve pa patur mbështetje, pa patur votë.

Në këtë kontekst të largosh atë që ska mbështetje është normale por ti kërkosh atyre që kanë mbështetje dhe kanë votën e antarësisë të largohen nga gara është të mbash gjallë një tjetër që ska votë, qoftë ky Luli apo kushdo tjetër pak rëndësi ka.

Luli është pjesë e një linje të caktuar politike që ka kapur vendin, tani që është bërë i papranueshëm, e njëjta linjë politike që mban Ramën në pushtet dhe ndërtoi bashizmin, kërkon që të ikë Luli si fytyra e bashizmit që të mbrohet bashizmi si sistem politik.

Këtu nuk bëhet fjalë të heqim njërin dhe të sjellim tjetrin, këtu bëhet fjalë të shkatërrosh sistemin e të pavotuarve dhe të pazareve në kurriz të opozitës, gjë e cila mund të ndodhi vetëm me një garë të pastër, të qartë, të vërtetë ku kushdo garon dhe ai që fiton drejton në bazë të votës dhe jo pazarit.

Zjarr Tv Ad