TGCOM: Shqipëria, perla e Mesdheut, plazhet si në Karaibe

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Shqipëria është destinacioni që ende po zhvillohet në Mesdhe, për shkak të bukurisë së detit të saj dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimit. Një vend që ofron peisazhe me bukuri mahnitëse dhe shumë mikpritje”. Kështu shkruan “Tgcom”, referuar Shqipërisë si destinacioni perfekt edhe për këtë verë.
“Për italianët, ndër të tjera, Shqipëria është afër dhe mund të arrihet lehtë me traget nga Bari, Ancona ose Trieste me traget që ofrojnë të gjitha kushtet”, shkruan media italiane, teksa rendit edhe disa nga plazhet më të bukur të vendit tonë. Saranda është pjesa më glamoroze e brigjeve shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s, etj..
Riviera e Ksamilit, më në jug, është një tjetër dhuratë e natyrës. Ksamili – thotë “TGCOM”, – konsiderohet si perla e Jonit sa i takon bukurisë. Plazhi i Jalës vjen në stil karaibesh. Është një nga vendet më të bukura të bregut të Jonit, që mbledh të gjitha aromat e Mesdheut. Pas tij vjen Himara, vërtet joshëse, me aromën e pishave dhe shikimin drejt Jonit. Porto Palermo është plazhi me ngjyrë blu të mëndafshtë, që ka edhe një kështjellë veneciane. Nuk mbetet pas as gadishulli i Karaburunit, një margaritar i natyrës që ofron skenare të jashtëzakonshme, bashkë me ishullin e Sazanit.
Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku dhe Joni bashkohen. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave.

Zjarr Tv Ad