Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zjarret që përfshinë Bashkinë e Kukësit ishin tepër të mëdha, dhe një ndër situatat më të rënduara u shfaq në tunelin e Kalimashit, ku flakët iu afruan shumë afër tunelit te Rrugës së Kombit dhe rrezikuan tunelin.
Në ndihmë të autoriteteve shqiptare, erdhën në ndihmë ushtria dhe zjarrëfikësia e Kosovës, që ndihmuan në pëpjekjen për neutralizimin e zjarrit. Por ndihma e kosovarëve u mohua nga kryebashkiaku i Kuksësit Safet Gjici, i cili deklraroi se e fikën vetë zjarrin, duke mohuar mundin e Kosovës.
Ditën e djeshme, zjarret u fikën nga shirat e fuqishëm që përfshinë Bashkinë Kukës, dhe pikërisht këtë ka vendosur të ironizojë Genc Sejko, i cili përmes një fotoje në Facebook, i vendos mbishkrimin: Shiun në Kukës e hodhi Bashkia