Tha se ishte vendim i marrë “në minutat e fundit”, por ja kush e “mësoi” Oltën të nominojë Luizin, Kiarën dhe Bledin

0
1221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zarf i kuq u fut nga “Vëllai i Madh” në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta përfitoi një avantazh në lojë nga “Vëllai i Madh”.Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim.

Pasi mbajti një fjalim për të ‘justifikuar’ zgjedhjen e saj, Olta vendosi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.
Megjithëse tha se këtë vendim e mori në minutat e fundit, e ndikuar nga fjalët që tha Luizi në Prime, duket se aktorja ka marrë një ‘këshillë’ nga ish-miqtë e Luizit, Armaldo.

Në një moment kur dyshja ishin në dhomën e gjumit duke dikskutuar rreth zarfit të kuq apo kutisë së Pandorës, Maestro këshillon Oltë që në i jepet mundësia të nominojë tre banorë, të zgjedhë Luizin, Kiarën dhe Bledin.

Edhe në një bisedë tjetër me Oltën, Maestro i ka thënë që me këtë mundësi që i ka ardhur mundet të “vrasë dy zogj me një gur.”

Megjithëse ishte deri diku i pritshëm për banorët nominimi i Oltës, të nominuarit nuk u panë shumë të kënaqur me këtë vendim. Megjithatë, Luizi vendosi të përmbahet gjatë Prime-it për të mos iu kthyer Oltës. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë gjatë këtyre ditëve.

Zjarr Tv Ad