Tha se ministri bleu xhup 13.200 euro te dyqani në Bllok, biznesmeni i përgjigjet Dash Sulës: S’ke faj, në fshat vishje pantallona teritali

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dash Sula është ka qenë shpesh në qendër të mediave për deklaratat që ka bërë dhe gafat po ashtu. Pak ditë më parë ai tha se Elbasani kufizohej me Italinë, pra kishte dalje në det sipas deputetit elbasanlli.

Sot, Sula është bërë sërish protagonist në media. Ai ka thënë se një ministër i qeverisë Rama ka blerë në një dyqan në Bllok, Tiranë një xhup të firmës prestigjoze “Hermes” për 13.200 euro. Një shifër marramendëse për një xhup, e aq më tepër i një firme ndërkombëtare që sipas deputetit të PD shitet në Tiranë.

Faktikisht, në Shqipëri nuk ka asnjë dyqan që të tregtojë produkte origjinale të firmës “Hermes”. Kompania e veshjeve të luksit me bazë në Paris nuk shet produkte të saj në duar të dyta apo të treta, por vetëm në distributor zyrtar. Dhe në vendin tonë kjo kompani nuk ka asnjë dyqan zyrtar, ku mund të blihen mallra të shtrenjta luksi.

Bizesmeni Redi Popesku, i cili është përmendur nga deputeti i PD si shitës i këtij xhupi, ka reaguar duke i përgjigjur direkt Dash Sulës, shkruan newsbomb.al. Ai nuk kursen as ironinë për të dhe deklaratën e bërë në foltoren e Kuvendit.

“Sot tha se nje minister i mazhorances kishte blere nje xhup 13 mije euro te firmes Hermes te Redi Nujes. Por edhe me moden Dashi nuk ia thote. Kompania Hermes i shet tashme produktet vetem ne dyqanet ekskluzive te saj. Dashi s’ka nga ta dije. Ne fshat maksimumi e kane mesuar qe te veshe pantallona teritali e qe per te rene ne sy, t’i mbaje edhe kur shkon ne stadium”, shkruan ndër të tjera Redi Popesku.

Popesku nuk nguron të përmend dhe një nga “bëmat” e deputetit Dash Sula, një incident në stadiumin e Elbasanit. “Që pasi qëlloi ne mes te stadiumit me pistoletë, deputeti i Partise Demokratike, Dashnor Sulaj u qendroi larg mediave. Protagonizmi prej zhurmaxhiu e sherrxhiu banal, ia la vendin memecerise dhe nje heshtje prej pusi, te cilen kreret e partise ne ate kohe ia kerkuan si kusht qe te mos merrnin ndaj tij masa ekstreme.

 Por qe prej rizgjedhjes ne parlament me 25 prill, deputeti i PD u shfaq serish ne media, si mendimtar e politolog. Kur edhe drejtuesit aktuale te PD e kuptuan se ai ishte nje investim bosh,i shkuar dëm, figura e tij u zhduk nga ekranet. Por kjo nuk ia zbehu deshiren e Dashit per protagonizem, te cilin, bashkefshataret e tij  kujtojne  se e ka karakterizuar qe ne hapat e pare ne fshatin e vogel Vashaj te Peqinit.

Zjarr Tv Ad