Tha se Nuredin Dumani kishte dëshmuar për Metën, gazetari Hoxha: Është sekret hetimor, po e nxora shkoj unë në burg

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e djeshme për deklaratën e bërë nga vetë ai, se Nuredin Dumanit kishte dëshmuar për një vrasje në Lezhë dhe porositësi ishte Ilir Meta. Sipas asaj që tha Hoxha, Meta kishte porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës.

I ftuar në emisionin “A show”, gazetari tha se nuk mund të nxirrte dëshminë e plotë për të penduarin e drejtësisë, pasi mund të përfundojë edhe vetë në burg, me akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor.

“SPAK thotë kjo gjë nuk është thënë, por unë nëse e nxjerr shkoj unë brenda se është sekret hetimor. Sipas ligjit të ri, nuk e nxjerr dot diçka nëse është sekret shtetëror. Kur nxorra videon e atij që mbushte hundët me kokainë, nuk ndodhi gjë.

Nuk i bënë analizat, as për fijen e flokut. Se nuk kishin interes. Edhe në rastin konkret, nuk më interesonte që të merresha me Metën. Mua më intereson që të merren më inceneratorët”, u shpreh gazetari i kronikës Artan Hoxha.

Ai tha se Nuredin Dumani kishte dëshmuar se presidenti Ilir Meta kishte kërkuar vrasjen e vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Arben Noka, Aleksandër Ndoka. Ky shtetas është vrarë në vitin 2017. SPAK reagoi të nesërmen dhe bëri me dije se në dëshminë e Dumanit nuk përmendej fare Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad